Vali Ranch

Bislimi: Qeverisja lokale ka nevojë për frymë të re

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Faton Bislimi tha se qeverisja lokale ka nevojë për frymë të re, për përfundim të një kapitulli të së kaluarës dhe për një fillim të ri. Unë jam i përkushtuar që të bëjë gjithçka të mundur për të krijuar klimë të favorshme për zhvillim të sektorit privat në komunë, pasi që bizneset krijojnë vende të punës. Unë do të bashkëpunojë ngushtë me bashkëpunëtorët e mi si brenda edhe jashtë Kosovës, veçanërisht ata që veprojnë në SHBA, që të jenë të angazhuar për investime të reja në komunën tonë, ka thënë Bislimi.

Sfidat me të cilat është ballafaquar qytetari i Gjilanit që nga paslufta e deri më tani kanë mbetur ende të pazgjidhura, sot e kësaj dite. Këto brenga po iu bien mbi supe sot të rinjve të Gjilanit.

Në një takim me një grup të rinjsh e studentësh, kandidati për kryetar komune të Gjilanit, Faton Bislimi, bashkëbisedoi për shumë heshtje që e preokupojnë rininë Gjilanase, ku kryesorja është papunësia.

Bislimi tha se qeverisja lokale ka nevojë për frymë të re, për përfundim të një kapitulli të së kaluarës dhe për një fillim të ri. “Unë jam i përkushtuar që të bëjë gjithçka të mundur për të krijuar klimë të favorshme për zhvillim të sektorit privat në komunë, pasi që bizneset krijojnë vende të punës. Unë do të bashkëpunojë ngushtë me bashkëpunëtorët e mi si brenda edhe jashtë Kosovës, veçanërisht ata që veprojnë në SHBA, që të jenë të angazhuar për investime të reja në komunën tonë,” ka thënë Bislimi.

Uji Dea

Bislimi po ashtu vizitoi edhe Panairin e Librit në Gjilan dhe bashkëbisedoi me përfaqësuesit e botuesve. “Libri është shtyllë e fortë e ndërtimit të individit dhe shoqërisë. Është një thesar që ruan e zhvillon kulturën, shkencën, artin e publicistikën,” tha Bislimi.

Ndërsa në një tubim elektoral në Dobërqan, Bislimi me bashkëpunëtorë u prit shumë miqësisht dhe ngrohtësisht. Dhjetëra pjesëmarrës të këtij takimi diskutuan me Bislimin për nevojat e fshatit dhe vullnetin e tyre për ndryshime thelbësore në qeverisjen lokale. “Është krenari dhe nder për mua të jem në mesin tuaj, në mesin e njerëzve të mi. Së bashku me ju ne do të vulosim kthesën historike të Gjilanit me 3 nëntor. Ne do ta kthejmë Gjilanin në një qytet të demokracisë, të krenarisë, jo të vazhdimësisë por të fillimit të ri,” tha Bislimi. “Unë kam pesë prioritete për Doberqanin – asfaltimin e rrugëve të fshatit pa ndarje partiake, ndërtimin e urës mbi Moravë, caktimin e deponive, rregullimi i shtratit të lumit, dhe ujësjellësi funksional dhe i mjaftueshëm,” shtoi Bislimi.

Të pranishmit u shprehën fuqishëm në përkrahje të Bislimit duke thënë se janë përcaktuar që kësaj radhe do të përkrahin kandidatin të cilit i besojnë se i përket të ardhmes, duke mos i kushtuar më rëndësi tri shkronjave identifikuese partiake. Dobërqani dhe gjithë komuna e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime pozitive, për brez të ri të politikës, të cilin denjshëm e përfaqëson Faton Bislimi thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të AKR-së dega në Gjilan./rajonipress/