Mobi Casa

Bislimi: PDK-ja nuk ka kandidat për kryetar në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryesia e Degës së PDK-së në Viti sot mbajti një takim të zgjeruar me Këshillin e Degës, kryetarët e nëndegëve, organizatën e gruas dhe me organizatën e rinisë demokratike të kësaj Dege, ka njoftuar Xhevat Bislimi përmes një kumtese për media.

Sipas këtij njoftimi, takimi u kryesua nga kryetari i Degës dhe nga kryesia e kësaj Dege.

Në këtë takim u miratua unanimisht propozimi i Kryesisë së Degës për formimin e Shtabit zgjedhor dhe që sekretari i Degës, Halim Halili, të jetë Kryetar i këtij Shtabi.

Uji Dea

Strukturat e Degës u njoftuan edhe për punën e kandidatit të kësaj Dege dhe të PDK-së për kryetar komune si dhe për punën e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal.

“U tha dhe u konstatua edhe njëherë që Dega e PDK-së nuk ka kandidat për kryetar komune (për arsyet që tashmë i dinë të gjithë) dhe që dikush në mënyrë ilegale dhe pa pëlqimin e Degës sonë ka ndryshuar edhe listën e kandidatëve tanë. Prandaj, lista e PDK-së në Viti ka vetëm 18 kandidatë për këshilltarë komunal. Nga nëndegët u kërkua që t’i propozojnë komisionerët dhe vëzhguesit për vendvotime”, thuhet në fund të njoftimit.