KKVITI

Bislimi merr përkrahje në lagjen “Dheu i Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një takim me banorët e lagjes “Dheu i Bardhë”, Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin, shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke e quajtur 3 nëntorin festë për të gjithë gjilanasit. “Më 3 nëntor, gjilanasit do të përcaktohen për fillim të ri, të mbarë, dhe do ti thonë jo vazhdimësisë dhe qeverisjes së vobektë që e kemi patur deri më tani,“ tha Bislimi.

“Nuk ka prind që nuk dëshiron ta shohë fëmiun e tij më mirë se vetën e vet. Andaj, është obligim yni që të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ashtu që mos t`i lëmë ata në mëshirë të tjerëve dhe atyre që lanë Gjilanin pasdore për vite të tëra,“ shtoi Bislimi.

Fundamenti

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ilaz Poroshtica, kandidat për asamble komunale në listë e AKR-së, duke thënë se shumë rrallë Gjilanit i vije një mundësi kaq e mirë si Faton Bislimi. “Fatoni është shëmbëlltyrë e një të riu, një profesionisti, një profesori që kontribuoi shumë për Kosovën edhe nga SHBA-të, dhe që tani i është kthyer vendlindjes së vet. Ne jemi të gjithë pas tij, sepse e meriton, sepse ne kemi nevojë për të,“ shtoi Dr Poroshtica.

Bislimi mori përkrahje të fuqishme nga të gjithë të pranishmit, të cilët pajtohen se Gjilanit i duhet një fillim i ri, një lider i kohës sonë dhe i së ardhmes dhe jo i së kaluarës thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/