“Bislimi Group” merr mbështetje nga ambasadorja e Kanadës në Zagreb

Gjilan – Esenciale nga ky takim ishte qëndrimi për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të “Bislimi Group” nga Gjilani dhe CIS-Kosova me ambasadën kanadeze në Zagreb, duke i mbështetur kjo e fundit realizimin e projekteve në vazhdim tha Halit Bislimi.
Ambasadorja e Kanades në Zagreb, znj, Louise LaRocque me konsullin zotin Bill McCrimmon vizituan Kosovën ditë me parë. Ata veç takimit me presidenten e Kosovës, patën takim pune edhe me përfaqësues të Fondacionit “Bislimi Group”, dhe të shkollës Ndërkombëtare Kanadeze CIS-Kosova me seli ne Gjilan.
Drejtori Ekzekutiv i fondacionit “Bislimi Group” Halit Bislimi, shpalosi veprimtarinë e suksesshme, duke shkolluar më se 20 studente kosovar në Universitetin TLU Texas, dhe NPU Kaliforni, dhe tani vazhdohet me Universitetin Lethbridge në Albertë të Kanadasë.
Poashtu janë realizuar disa turne studimore verore te studentëve kosovarë ne Kanada, përmes programit CEPI(Edukimi Kanadez për Iniciativat Paqësore), i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, respektivisht Ambasadës kanadeze në Zagreb, shoqatës së komunitetit shqiptaro – kanadez, Unvirsitetit Dalhousie , udhëtime akademike të studentëve të diplomacisë të KU “Victory” në OKB në Neë York, në Kongresin amerikan ne Washington, si dhe në qendra tjera të rëndësisë diplomatike, politike, të biznesit, etj.
Gjithashtu ambasadorja u njoftua edhe me realizimin e projektit “Programi i Paqes në Ballkan”, përmes udhëtimit studimor të studentëve nga Kanadaja, Amerika e Japonia në Kosovë, gjatë verës 2012 tha Halit Bislimi.
Këta studentë ishin pritur zyrtarisht edhe nga Presidentja e shtetit të Kosovës, kryeparlamentari, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Interesim të veçantë iu zgjoi vizita zyrtare e “Bislimi Group” (në gjirin e së cilës ishin edhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës), në Kanada, me moton “Kosova falënderon Kanadanë”.
Gjithashtu në atë takim, ambasadorja dhe konsulli, në bashkëbisedim me përfaqësueset e CIS-Kosova, Drenusha Bislimi menaxhere dhe Dafina Bislimi profesorësh, u njoftuan edhe me fillimin e suksesshëm të punës së Shkollës Ndërkombëtare Kanadeze në Kosovë, e cila ndodhë për herë të parë në Kosovë.
Edhe pse shkolla ka filluar me punë vetëm tri javë më parë, interesimi është tejet i madh dhe i tejkalon suazat e pritshmërisë. Ambasadorja LaRocque u fascinua me atë çka dëgjoi lidhur me suksesin dhe synimet e kësaj shkolla dhe me atë rast u shpreh: “Ne jemi të impresionuar që Canadian International School in Kosovo (CIS) sjell për herë të parë në Kosovë degën zyrtare të shkollës kanadeze CIS College në Halifax, Canada, dhe ne do të mundohemi të bashkëpunojmë në çdo mënyrë të mundshme” citoi Znj. La Rocque).
Midis shumë çështjeve tjera, u bisedua gjithashtu për bashkëpunim të mëtutjeshëm për programin “Study Tour” për mundësinë e udhëtimeve me karakter akademik të studentëve kosovarë për në Kanada, si dhe studentëve kanadezë në Kosovë. Nëpërmjet Canadian International School in Kosovo (CIS), ne intelektualisht jemi më afër Kanadasë.
Në këtë takim u potencua se “Bislimi Group” është zë i fortë, në mos edhe i vetëm i lidhjeve të Kosovës me Kanadanë, sidomos në fushën e edukimit, kulturës, etj.
Esenciale nga ky takim ishte qëndrimi për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të “Bislimi Group” dhe CIS-Kosova me ambasadën kanadeze në Zagreb, duke i mbështetur kjo e fundit realizimin e projekteve në vazhdim tha Bislimi.
Krejtësisht në fund të takimit, ambasadorja tha se në vizitën e ardhshme në Kosovë, patjetër do ta vizitojë Gjilanin, e me këtë rast edhe shkollën CIS-Kosova./rajonipress/