FITORJA

Bisedimet e opozitës, PDK e LDK deklarohen për postin e kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar tashmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, derisa pyetja kryesore mbetet te posti i kryeministrit.

Në një konferencë për media, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të premten konfirmoi bisedimet me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re.

Ai para mediave deklaroi se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje.

“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera.“Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve” – tha ai.

FIDANISHTJA

Hamza u pyet edhe mbi kushtin e LDK-së rreth postit të kryeministrit, ku u përgjigj se “renditja është e qartë”.“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj” – tha kandidati i PDK-së për kryeministër.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë së fundi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri po ashtu ka folur rreth diskutimeve me partitë opozitare për formimin e Qeverisë.

Ai përmendi frazën e tij të famshme, duke thënë se posti i kryeministrit dhe presidentit kalojnë nga zyrat e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.