Hidromorava

Birra kur shoqërohet me djathë – një “çift” i përkryer

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shumë njerëz që pëlqejnë djathin sugjerojnë se birra shkon shumë më tepër se vera me djathin. Ka disa arsye pse birra me djathin shihet si një “çift” i përkryer.

Birra është zgjidhja perfekte për një pasdite të ngrohtë, mbrojtëse nga ftohja dimërore, pije e relaksit pas një dite të gjatë të lodhshme, partnerja ideale e picës dhe ushqimeve të tjera që duam.

KKVITI

Ka disa arsye pse birra me djathin shihet si një “çift” i përkryer:
– Së pari ekspertët thonë se të dyja produktet i kanë rrënjët në fermë, ku fillimisht gratë i prodhonin në sasi të mëdha.
– Së dyti, të dyja janë rezultat i procesit të fermentimit: djathi prodhon acid, birra prodhon alkool dhe kjo i lidh ngushtë.

Ja disa nga llojet e djathit dhe të birrave që do të shkonin më shumë me njëri tjetrin:
Moxarela me birrë gruri, ose elbi
Guda me birrë pak, ose aspak të gazuar
Djathi me myk, me birrë të zezë
Djathi i butë me birrë të thartuar /Telegrafi/