Mobi Casa

BIPBM përgëzon Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ka përshëndetur zgjedhjet e reja në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë , e posaçërisht emërimin e Skender Bruçajt, për njeriu të parë të këtij institucioni të lartë fetar.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, gjithashtu, përgëzoi homologun e tij Skender Bruçajn, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e institucionit, në misionin e detyrat e shenjta për përparimin dhe afirmimin e organizimit fetar në Shqipëri dhe rajon.

“Kryetari i sapozgjedhur i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skender Bruçaj, do ta arsyetoj besimin e dhënë dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tij, për ta çuar në vend amanetin e Allahut xh.sh., për lartësimin e fesë dhe t’i zbatoj me besnikëri e përkushtim urdhrat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, duke i afirmuar vlerat e kulturës fetare e kombëtare të myslimanëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe më gjerë në rajon”, thuhet në përgëzimin e Myftiut të BIPBM, Nexhmedin ef. Saqipi.

FIDANISHTJA

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh besimin e plotë se homologu i tij Skender Bruçaj, në emër të Allahut xh.sh. dhe Komunitetit Mysliman në Shqipëri, do të vazhdojë të luajë rolin e tij të rëndësishëm dhe të përfaqësojë me dinjitet myslimanët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

“E kemi të rregulluar me statut dhe program në Institucionet tona fetare bashkëpunimin me Institucionet e tjera rajonale, ndaj do të ishte shumë fisnike që këtë bashkëpunim ta shtojmë edhe më shumë me shtetin amë, pa përjashtuar ato të Kosovës në të Sanxhakut e të Serbisë”, thekson në fund të përgëzimit Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i BIPBM, njofton Qendra Informative pran BIPBM-së, me sili në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.