Fundamenti

BIPBM emëron këshillat e përkohshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetar i Këshillit për Preshevë u emërua prof. Granit ef. Kamberi, për kryetar të Këshillit në Bujanoci, prof. Bejtullah ef. Bejtullahu, ndërsa për Medvegjë z. Lulzim Sahiti.

Sot, kryesia e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), e udhëhequr nga kryetari i saj, Nexhmedin ef. Saqipi, ka formuar Këshillat e Përkohshme për Preshevë dhe Bujanoc, duke emëruar në krye të tyre prof. Granit Kamberin dhe prof. Bejtullah Bajtullahun.

Gjithashtu, kryesia e BIPBM, në Bujanoc, ka shqyrtuar gjendjen në përgjithësi të besimtarëve në Luginë, si dhe ka raportuar për formimin e këshillave të përkohshme deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nexhmedin ef. Saqipi, lidhur me këto zhvillime fetare, tha për opinion se: “Bashkësia Islame për Preshevë e Bujanoc i ka respektuar të gjitha marrëveshjet e bëra me Naim Tërnavën, në kuadër të themelimit të një Bashkësie Islame të përbashkët. Mirëpo, mosarritja e marrëveshjes dhe mosrespektimi i BIK-ut, i ka motivuar përfaqësuesit e tij të drejtohen ka Novi Pazari dhe BIH. Andaj, Bashkësi Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pas një kohe të gjatë të pritjes së një uniteti, i cili assesi të realizohej, vendosi të formoj këshillat e përkohshme, në mënyrë që të mos bëhej çadër të Bashkësisë Islame të Sanxhakut, meqë BIPBM, është themeluar shumë më herët se sa Meshihati i Sanxhakit dhe ai i Rijasetit në Serbi.

Hidromorava

Prandaj, sot kryesia e BIPBM, ka emëruar këshillat e rinj në Preshevë dhe Bujanoc, deri në zgjedhjet e rregullta edhe ate sipas statutit të BIPBM-së.

Kryetar i Këshillit për Preshevë u emërua prof. Granit Kamberi, për kryetar të Këshillit në Bujanoci, është emëruar prof. Bejtullah ef. Bejtullahu, ndërsa për Medvegjë z. Lulzim Sahiti, i cili vetëm është duke e ushtruar detyrën e kryetarit të KBI- së, duke mos harruar Këshillin e Romëve, që vepron në Bujanoc, në Kuadër të BIPBM-së.

Vlen të theksohet se BIPBM, tashmë është kompletuar me këshillat e saj, si dhe disponon me lokalet e veta, me iniciativën se së shpejti edhe në Preshevë, do të hapet një zyre për shërbimin e qytetarëve të besimit islam.

BIPBM, gjithashtu, vitin e kaluar i ka emëruar të gjithë profesorët e lëndës fetare nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës dhe është duke u angazhuar për rregullimin e statusit pensional të imamëve, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së në Bujanoc/JehonaIslame /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.