ARKATANA

Bini, orë të tëra, përplasuni mbi tokë!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

O malli im, hap duart e gëzo këtë shi që presim gjatë!
Si ëndrra e parë, si sythi në secilën degë të besimit të madh

Ah, ky det që turfullon furtunës së mendimit të hapur
Të mos e harroj puthjen, pranverën e blerimit të flaktë
Atë buzëqeshjen tënde shoh ngado, gonxhe gëzimi të rrallë
Krua i lashtë, të mos venitet asnjëherë një lule e parë
I vetmi stacion që kaluam menjëherë

E në sportelin e saj nuk nxorrëm dot një biletë,
Qe pritja jonë e gjatë. Lumi i gufuar, ky mallë,
Këtë stacion pritjeje e quajta dhe D’Ark,
Shën Mëri, Tringë, Bubulinë
Bulëza, Ane-Mari

Uji Dea

E prapë çdoherë qe veçse dashuri
Makthi i ëndrrës më nxirrte flakë në ethe,
Zjarri duke përpëlitur, prekur e mikluar emrin tënd
Bini, orë të tëra, përplasuni mbi tokë
Por asgjë s’ka kuptim, pa gjëkafshë nga ato që dua
Tepeleku i kokës i lot perëndisë për ty dhe për mua

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.