ARKATANA

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Nxënësit vitias të shkollave të ndryshëm fillore të mesme të ulët do të kenë mundësinë të eksperimentojnë dhe të mësohen me fushën e robotikës, pasi ata përfituan 16 mini robotë në kuadër të një projekti nga Kosova Makers League.

Kjo u bë e ditur sot në një takim që ka zhvilluar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti me nxënësit vitias të cilët u shoqëruan nga mësimdhënësi, Burim Jashari dhe të tjerë.

Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për punën e mirë që po bëjnë në fushën e arsimit.

Ai poashtu ka theksuar se qeverisja lokale e Vitisë, do të vazhdoj në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie duke theksuar se ata do të vazhdojnë të investojnë edhe më shumë në pajisjet konkretizuese, kabinete dhe të tjerë.

Ai e ka mirëpritur këtë projekt duke potencuar se ajo është me kohën dhe me trendin e zhvillimit teknologjik.

Uji Dea

I pari i Vitisë, i përgëzoj edhe nxënësit vitias për sukseset e arritura duke shtuar se si kryetar i kësaj komune ndihet krenar me sukseset të cilët po arrijnë nxënësit e kësaj komune në garat e ndryshme qoftë vendore apo edhe ndërkombëtare.

Ndërkaq drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, gjithashtu i përgëzoj nxënësit dhe personelin arsimor për sukseset e arritura, duke theksuar se bashkë me kryetarin Haliti do të vazhdojnë të i kushtojnë një rëndësi të veçantë fushës së arsimit.

Kurse mësimdhënësi Burim Jashari i cili është edhe një ndër personat kyç në këtë projekt për Viti, i njoftoj të pranishmit lidhur me këtë projekt, duke theksuar se dhe në bibliotekën publike “Ramadan Musliu” në Viti, gjendën disa mini robotë të cilët mund të merren në shfrytëzim.

Gjatë këtij takimi ai i ka dorëzuar nxënësve certifikatat për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.