Hidromorava

BIK-u i hap rrugë Tërnavës, “siguron” Hamitin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e saj, në të cilin ka bërë ndryshimin e kushtetutës në pjesën e mandatit të myftiut. Këto ndryshime do t’ia mundësojnë myftiut Naim Tërnava që të kandidojë edhe për një mandat për këtë post, pasi kushtetuta e mëhershme nuk ia lejonte një gjë të tillë.

Ai në këtë garë pritet të sfidohet nga ish-kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamiti, i cili u shkarkua nga përkrahësit e Tërnavës gjatë mbledhjes së Kuvendit, javën e kaluar.

Mobi Casa

Me të filluar mbledhja, e cila është zhvilluar gjatë gjithë kohës me dyer të mbyllura, anëtarë të Kuvendit të BIK-ut kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pas shkarkimit të Xhabir Hamitit.

Në këtë pozitë është zgjedhur Fadil Hasani, i cili mbante postin e nënkryetarit, derisa vendin e tij e ka zënë Agim Hyseni. Zgjedhja e tyre ka ndodhur pavarësisht faktit se në tetor, kur janë zgjedhjet e rregullta, pos për myftiun, mandati përfundon edhe për kryetarin dhe nënkryetarin.(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.