UBT

Biffar: Fushata e OSBE-së jep zero rezultat

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, ka thënë se kanë bërë një fushatë për vetëdijesimin, e qytetarëve në Gjilan për 8 javë, por rezultati ka qenë zero. Ju njoftoj se kjo fushatë ka zgjatur 8 javë dhe rezultati ka qenë zero. Ende e kemi situatën e njëjtë. Ende kemi keqpërdorim të ujit, ku qytetarët pastrojnë rrugën ka thënë Biffar.

Zyra Rajonale e OSBE-së në Gjilan ka organizuar sot një debat me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të kursyer ujin, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të furnizimit me ujë, si pasojë e mos pasjes së reshjeve të shiut e të borës.

Në këtë debat ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues të nivelit qendror, të Komunës së Kamenicës, Kllokotit, Ranillugut si dhe Policia e Kosovës.

Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, ka thënë se kanë bërë një fushatë për vetëdijesimin, e qytetarëve në Gjilan për 8 javë, por rezultati ka qenë zero.
“Ju njoftoj se kjo fushatë ka zgjatur 8 javë dhe rezultati ka qenë zero. Ende e kemi situatën e njëjtë. Ende kemi keqpërdorim të ujit, ku qytetarët pastrojnë rrugën, pastaj kemi autolarje të cilat punojnë pa leje etj. Kur i pyesim qytetarët për këto keqpërdorime, ata thonë se “ky është uji i puseve, është ambient privat”. Nuk ka ambient privat, nuk ka puse private. Ajo që dëshirojmë të arrijmë është ndryshimi i shprehive, ndërgjegjësimi publik, kontrollimi i rreptë, grupi punues (task forcë), përkushtimi i përbashkët, përgjegjësitë për furnizim me ujë të ketë bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e me inspektorët komunal”, ka thënë drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar.

Ndërsa në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka informuar se më 20 janar ka nxjerrë urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit, duke ndaluar shfrytëzimin e ujit të pijshëm për: larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e kopshteve – oborreve.

“Gjendja në Komunën tonë me ujë nuk ka qenë e mirë dhe kjo ka qenë arsyeja që njëra prej interesimeve tona të para ka qenë në investimet në rrjet dhe në furnizim me ujë prej fillimit kanë qenë të orientuara në ujë, në menaxhimin e rrjetit, përmirësimin e rrjetit për shkak të humbjeve dhe natyrisht pajtohem që kushtet klimatike definitivisht kanë krijuar vështirësi shtesë dhe këto vështirësi shtesë kanë të bëjnë që detyrojnë kompaninë e ujit në radhë të parë, por edhe neve si institucione komunale të marrim veprime për detyrim në kursimin e ujit të pijshëm në komunën e Gjilanit. Inspeksioni në shkallën e parë ka rëndësinë e vet dhe është mbështet edhe prej policisë”, tha kryetari Haziri.

Uji Dea

“Do të ketë investime në ujë, rrjet dhe paralelisht edhe në përmirësimin e rrjetit për shkak të humbjeve të mëdha, dhe këto investime do të ndihmojnë në racionalizimin dhe përdorimin e ujit të pijshëm. Do marrim veprime të menjëhershme për t’i ndërgjegjësuar qytetarët për kursimet e ujit. Keqpërdorimi i ujit është shprehi e keqe dhe kjo duhet të ndryshohet. Unë jam i gatshëm të hyjë në grup, në task forcë me institucionin e komunës dhe t’i koordinojmë të gjitha llojet e aktiviteteve për të punuar me të gjitha grup moshat e qytetarëve për ta ndryshuar shprehinë në kursimin e ujit të pijshëm. Do të ketë njoftime, kampanjë, vizita, biseda, konferenca po edhe me masa shtrënguese që nënkupton ndërmarrjen e veprimeve ligjore për të mbyllur të gjithë ata shfrytëzues të pa kontrolluar e të palicensuar e ilegal. Nuk do t’i tolerojmë keqpërdoruesit e ujit. Do ta ndihmojmë maksimalisht “Hidromoravën, e cila ka kapacitete për të vazhduar të zbatojnë politika”, ka shtuar në fjalën e rastit kryetari Haziri.

“Kriza e thatësisë fatkeqësisht ka prekur Kosovën, por ne kemi krijuar një kornizë për menaxhimin e thatësisë. Ne e përkrahim task forcën që ju e përmendët”, ka thënë Baton Begolli kryetar i këshillit ndërministror për ujërat në qeverinë e Kosovës.

“Barra kryesore bie mbi “Hidromoravën” për t’u ballafaquar me këto probleme. Ne si kompani kemi bërë edhe njoftime për kursimin e ujit. Ky problem ka qenë edhe në vitin e kaluar. Kemi problem me gypat e ujit, 80 për qind e të cilave janë të vjetruara e pastaj humbjet e ujit akoma janë të mëdha, e që janë 55 për qind. Pastaj problem tjera janë edhe vjedhja e ujit, kyçja ilegale etj”, ka thënë drejtoresha e kompanisë “Hidromorava”, Myrvete Hoti.

Ndërsa, Elmina Mahmuti, komandante Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, theksoi se policia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë punëtorët e “Hidromoravës” dhe inspektorët komunal për asistencë.

Në debat kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunës së Kamenicës, të Kllokotit e Ranillugut./rajonipress/