Mobi Casa

Biblioteka publike “Ramadan Musliu” bëhet me kënd të veçantë të leximit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot bibliotekën publike komunale “Ramadan Musliu” në Viti, për të parë nga afër donacionin që dhënë për këtë bibliotekë konkretisht për këndin e leximit që u bë me kokërr ulëse.

Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities. Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky projekt është 5 vjeçar, i cili është implementuar fal përkushtimit të të rinjve dhe organizatës.

Ajo tha se dizajnimi ka ardhur si rezultat i punës nga të rinjtë vitias të cilët e kanë pasur si prioritet që këtë kënd ta pasurojnë edhe me ulëse, pasi më parë është punuar edhe në ndriçim e sallës së leximit dhe furnizimin me tituj të ri librash.

FIDANISHTJA

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar USAID-in për gjithë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në komunën e Vitisë, ka përmendur edhe projektet tjera që janë finalizuar nga USAID-i me Qeverinë amerikane, sikur edhe programi “Up To Youth” .

Në shenjë respekti për këtë investim dhe punën e mbështetjen ndër vite të USAID-it amerikan, Haliti ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi. Përndryshe në kuadër të këtij projekti pritet të bëhen edhe donacione në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.