Mobi Casa

Betim, jo në emër të shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për pranimin e më shumë se 300 pjesëtarëve të MUP-it serb që deri tani kanë punuar si civilë në veri të Mitrovicës për Beogradin zyrtar. MPB në bashkëpunim me EULEX-in i kanë bërë gati edhe planet e veçanta të trajnimeve që duhet t’i ndjekin serbët e veriut para se ta veshin uniformën e Policisë së Kosovës.

Tribuna, tashmë e ka parë edhe draftin final të deklaratës nën betim që parashihet ta nënshkruajnë secili pjesëtar i MUP-it serb që dëshiron të integrohet në Policinë e Kosovës. Deklarata i detyron serbët të pranojnë ligjet e Kosovës por në të nuk përmendet askund termi “Republika e Kosovës”.

Uji Dea

“Unë zotohem që do ta zbatoj vetëm kornizën ligjore të Policisë së Kosovës. Pajtohem që punëdhënësi im i ri bashkë me punëdhënësin tim të vjetër të mund të shkëmbejnë informacione për mua dhe të më bëhet verifikimi i të kaluarës. Pajtohem që do të punoj vetëm e vetëm për Policinë e Kosovës. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë shërbimi inteligjent. Unë do ta zbatoj kodin etik të Policisë së Kosovës dhe legjislacionin e Kosovës”, thuhet mes tjerash në deklaratën nën betim të hartuar nga MPB dhe EULEX-i … (Tribuna).