Betim Haxhimusa i nënshtrohet urgjentisht operimit
Gjilan – Ish futbollisti i Ferizajit e Prishtinës e në këtë stinor i Gjilanit, futbollisti Betim Haxhimusa i cili pësoi lëndime të rënda trupore në ballafaqim me Feronikelin operohet me sukses.
Gjendja e Haxhimusës ishte përkeqësuar me të madhe gjatë të shtunës në mbrëmje dhe të dielës në mëngjes me dhimbje të mëdha trupore e veçanërisht të dorës së majtë me urgjencë i është nënshtruar operacionit në QKUK.
Siç bënë të ditur zëdhënësi i KF Gjilanit Granit Musatafa gjendja e Haxhimusës ka qenë serioze.”Haxhimusa me sukses ka kryer një operacion mjaftë të vështirë ka pasur thyerje të rrezikshme në dorën e tij të majtë mjekët kanë vendosur disa tela dhe shrafa, ndërsa gjendja e futbollistit tani për tani është stabile”.
Zyrtarët e KF Gjilanit vazhdimisht kanë qëndruar në këto momente të vështira me futbollistin e tyre Betim Haxhimusën.
Një përkrahje të tillë Haxhimusa e ka pasur gjatë ditës së sotme edhe nga zyrtarët e KF Feronikelit duke shpreh keqardhje për incidentin e ndodhur.
Haxhimusa dje ishte sulmuar me lopatë nga disa individ në zhveshtoret e Feronikelit në Drenas./sylejman ismajli/rajonipress/

