Uji Dea

Betejën Surdulli e ka me LDK-në e Gjykatat dhe jo me Komunën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Duke dashur ta shmang debatin nga kriza që ka shkaktuar brenda subjektit të vet politik, ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli ka drejtuar akuza të pa baza dhe jo qëllim mira ndaj institucioneve komunale. Koalicioni qeverisës në Kamenicë është koalicion i qytetarëve të organizuar rreth partive politike për të bërë ndryshimin e nevojshme dhe për ta nxjerr komunën nga kolapsi në të cilin e kishte futur vet ish kryetari Surdullin thuhet në reagimin e zëdhënësit të komunës Faton Biqkaj.

Komuna e Kamenicës ka reaguar ndaj akuzave të Shaip Surdullit dhe vlerësimeve të tij rret punës tre mujor të Begzad Sinanit.

Në një reagim të zyrës për informim të Komunës së Kamenicës thuhet se Shaip Surdulli adresoi akuza plotësisht të pabaza dhe të ngritura mbi shpifje të nivelit të ulët njëjtë siç ka vepruar në katër vitet e kaluara, dhe për të njëjtat akuza për largim punëtorësh ai vetëm disa javë më para mori përgjigjen e merituar nga ish udhëheqësi i personeli Sami Morina. Komuna e Kamenicës deklaron se asnjë person nuk është larguar nga puna që prej datës kur është betuar kryetari i ri i Komunës.

“Duke mos pasur njohuri elementare për ligjet në fuqi, Surdulli akuzon për pranimin në punë të asistentes, shoferit dhe shefit të kabinetit, ndërsa të njëjtin e ftojmë t`i lexojë udhëzimet administrative të cilat i japin të drejtën kryetarit të komunës që në këto pozita t`i emëroj bashkëpunëtorët e vet” ka sqaruar Biqkaj.

Fundamenti

Ish presidentit Rugova më së paku nder i bën kur për të flet Shaip Surdulli i cili pretendon se duke u thirrur në emrin e tij të mbetet aktiv në politikë për qëllimet e tij personale e klanore.”Komuna e Kamenicës ka filluar procedurat e aplikimeve në projekte madhore për qytetarët dhe ky vit dhe vitet që pasojnë do të jenë vitet e kthesës së madhe për Kamenicën, ndërsa ne nuk marrim përgjegjësi për paditurinë e ish kryetarit Surdulli për procedurat që duhen ndjekur për të filluar me implementimin e projekteve kapitale”.

Po ashtu një pengesë e madhe në punë na është shkaktuar nga gjendja në të cilën e kishte sjellë komunën Shaip Surdulli dhe po ashtu nga obligimet, ose borxhet siç i quan Surdulli, që i ka lënë në komunë.

“Përmes kontratave të dëmshme që ka nënshkruar ish kryetari Surdulli i ka shkaktuar miliona euro humbje komunës së Kamenicës, ndërsa që organet përkatëse do të merren me veprimet e tij. Një avari e ka përfshirë zyrën pritëse në komunë në fundjavë, si pasoje e rrymës elektrike dhe kjo ka ndodhur pikërisht në një pjesë të komunës të cilën e kishte renovuar Surdulli gjatë mandatit të tij. Komuna e Kamenicës ka vazhduar funksionimin normal të saj duke gjetur mundësi alternative, që nga dita e martë ndërsa është në procedurë riparimi i dëmit të shkaktuar nga kjo avari” përfundon reagimi./rajonipress/