Beteja me kancerin: Princesha Kate ndan lajme të mira

Pas një viti shumë të vështirë për të, princesha e Uellsit, Kate Middleton ka ndarë një përditësim të rëndësishëm për betejën e saj me kancerin.
Kate Middleton tregoi se ka kuruar sëmundjen në spitalin ku u trajtua vitin e kaluar, megjithatë kjo nuk do të thotë se ai është zhdukur përgjithmonë.
Si është tani Kate Middleton?
“Është një lehtësim që tani jam e kuruar dhe mbetem e fokusuar në rikuperimin tim,” ndau Kate në Instagram së bashku me një imazh të vizitës së saj me një pacient në Spitalin Royal Marsden në Londër më 14 janar.
“Siç mund ta dijë kushdo që ka përjetuar një diagnostikim me kancer, duhet kohë për t’u përshtatur me një normalitet të ri. Megjithatë, pres me padurim një vit të ri përpara. Ka shumë për të pritur.”
Gjatë vizitës së saj emocionale, Kate u takua me stafin e përfshirë në trajtimin e saj për t’i falenderuar ata për kujdesin ndaj saj dhe pacientëve të tjerë me kancer.
Vizita erdhi ndërsa Kate po vazhdon ngadalë kthimin e saj në detyrat publike pasi mori pjesën më të madhe të vitit 2024 për t’u fokusuar tek shëndeti dhe familja e saj.