FIDANISHTJA

Beteja e kosovarëve për Bundesligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bundesliga 2 gjermane ka nisur pjesën e dytë të kampionatit, ku pritet një luftë e ashpër mes Braunschweigut, Hertha Berlinit, Kaiserslauternit, Cottbusit e Ahlenit për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjermane.

Kjo betejë do të zhvillohet edhe në mes të tre kosovarëve Orhan Ademit, i cili është lider me Braunschweigun dhe Albert Bunjakut e Enis Alushit, të cilët pozicionohen në vendin e tretë me ekipin e Kaiserslauternit.

Orhan Ademi vitin e kaluar nga ekipi austriak Rheindorf Altach u transferua te Braunschweigu. Sulmuesi me nënshtetësi zvicerane ‘dhezi’ te klubi gjerman duke u bërë pjesë e rëndësishme e ekipit me golat dhe lojërat e shkëlqyeshme.

UBT

“Natyrisht që ne synojmë të ngjitemi në Bundesligë. Kampionati është i çmendur ku çdo skuadër mund ta mundë tjetrën. Kurse sa i përket vetes, synoj që hap pas hapi të jem titullar”, ka thënë 21 vjeçari për mediat zvicerane.

Ndërkohë, Albert Bunjaku nga Nurnberg dhe Enis Alushi nga Paderborn përforcuan Kaiserslauternin me synim që ta rikthejnë në Bundesligë. I pari po kontribuon me gola, derisa i dyti ka pësuar një lëndim të rëndë dhe tek në pranverë pritet t’i shihet hairi.

“Synimi im është të rikthemë në Bundesligë me Kaiserslauternin. Për neve nuk do të ishte keq që Bundesligën ta kërkojmë edhe nëpërmjet barazhit”, ka deklaruar Bunjaku i cili ka realizuar 8 gola deri më tani.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.