Eko Higjiena

Besimtari dhe detyrat ndaj vendit të tij

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shaban Murati – Të gjithë njerëzit kanë një origjinë të ardhjes së tyre. Të gjithë janë prej Ademit ndërsa Ademi alejhi selam është krijuar prej dheut.

Dëshira e Allahut ishte që njerëzit të jen të ndryshëm në ngjyrën e tyre, të ndryshëm në gjuhën e tyre, të ndryshëm në nacionalitetin e tyre. Allahu thotë në Kuran: O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. ( Huxhurat 13). Po ashtu Allahu në lidhje me ndryshimin e njerëzve në racë dhe në gjuhë thotë: Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë. ( Rrum 22).

Shumë nga gjërat njeriu mundë ti zgjedh në këtë botë, ti posedoj ato apo të mos i posedoj, t’ju përket atyre apo mos t’ju përket. Por, janë disa gjëra që njeriu nuk ka mundësi zgjedhje. Prej tyre është vendi ku ai ka lindur, popullit të cilit i takon, gjuhën të cilën e fletë dhe shumë gjëra tjera.

Është e vërtetë se islami nuk përkrah dhe është kundër çdo nacionalizmi i cili ngrihet në baza fanatike, duke urryer popujt tjerë, duke i diskriminuar të tjerët. Jo vetëm që nuk është fetare një gjë e tillë, por është edhe jo njerëzore dhe jo logjike që njerëzit ta ndiejnë vetën të privilegjuar vetëm pse i përkasin një vendi të caktuar, apo posedojnë një ngjyrë të caktuar, ose flasin një gjuhë të caktuar.

Por, Islami nuk lenë anash këtë ndjenjë të njeriut që është prezent në zemrën e çdo njeriu e ajo është lidhshmëria e njeriut me vendin në të cilin ka lindur, është rritur dhe është edukuar. Islami për obligimet që njeriu ka ndaj vendit të tij vepron me peshoren e drejt. Nuk thërret në racizëm, nacionalizëm ekstrem dhe jashtë normës njerëzore. Sikur që nuk lejon në asnjë mënyrë që kjo të neglizhohet dhe të mos i jepet vendi i merituar, në obligimin, progresin, ruajtjen e përkatësisë që i takon njeriu. Njeriu nga natyrshmëria e tij lidhet me vatanin e ti, në të cilin ka përkujtime të shumta, ka njerëz të cilët i donë, ka të afërmit e tij, shokët e tij. Një lidhje të tillë që njeriu e ka me vendin e tij dhe obligimet që ka ndaj vendit të tij e forcon edhe më shumë vetë dhembshuria dhe mallëngjimi i Pejgamberit për vendin e tij, kur jobesimtarët e dëbuan nga vendlindja e tij. Kur doli në periferi të Mekës, u kthye nga ajo dhe tha: “ T`i je toka më e mirë e Allahut dhe më e dashura te Ai. Sikur banorët e tu mos të më nxirrnin nga ti, asnjëherë nuk do të largohesha ” .

Obligimi ndaj vatanit dhe ruajtjes së tij është një vlerë islame. Ne duke ruajtur vendin tonë e ruajmë edhe fenë tonë dhe duke ruajtur fenë ton e ruajmë edhe vendin tonë.
Islami mëson pasuesit e tij që ata ku do që janë ta ndiejnë përkatësinë e tyre fetare dhe të mburrën me këtë përkatësi. Sikur që islami mëson dhe urdhëron pasuesit e tyre që të kujdesen për vendin e tyre, popullin e tyre, t’ju flasin njerëzve me gjuhën e tyre.

Nisur nga kjo, çdo qytetar duhet të niset nga vetja e tij se çka ka kontribuar për vendin e tij? A ka punuar që vendi ti të përparoj? A ke punuar që ti ndihmoj popullit të tij? A ke punuar me vetën tënde që të jesh një qytetar i kulturuar, i respektuar.

Është obligim i myslimanit që të kërkoj diturinë, të fitoj përvoja, të ngritët në fushat e jetës që të jetë në shërbim të popullit të tij dhe vendit të tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu do kur dikush prej jush punon një punë ta bëjë në mënyrën profesionale.

Obligimet që myslimanët kanë ndaj njëri tjetrit, ndaj të afërmve, ndaj farefisit, ndaj fqiut dhe ndaj njerëzve nuk janë tjetër vetëm si plotësim të obligimit që ka njeriu ndaj vendit dhe popullit të tij.

Është shumë e prekëse kur dëgjojmë shumë nga njerëzit duke thënë se nuk po e ndiej vetën se jam duke jetuar në vendin tim. Është shumë e keqe kur sheh njerëz për fat të keq që shesin vendin e tyre me çmime shumë të ultë dhe për interesa të ngushta personale, ideologjike materiale. Është për të ardhur shumë keq kur sheh familje, fshatë të tërë duke e braktisur vendin e tyre për shkak të vështirësive të jetës. Njeriu nuk e braktis vendin e tij për një problem të vogël, përveç nëse i ngushtohet jeta shumë.

ARKATANA

A nuk është obligim i të gjithë neve që punojmë dhe të angazhohemi për afrimin e një jete më të mirë të popullit tonë.

Është porosi islame që vendin tënd mos ta tradhtosh, të jesh besnik ndaj tij. Të ja mendosh vendit tënd të mirën. Të punosh për një të ardhme më të mirë. Transmeton Taberaniu se Pejgamberi një ditë kur ishte në Medine e dëgjoi një njeri duke e përmend Mekën me mall. Ky njeri e kishte emrin Esil. I Dërguari i Allahut i tha: O Esil vazhdoje, vazhdoje se për Allahun më ka marr malli për Mekën.

Është porosi islame që të shpenzosh për vendin tënd dhe për popullin tënd, të largosh pengesat me të cilat ballafaqohen populli yt. I Dërguari i Allahut thotë: Imani është shtatëdhjetë e ca degë. Më e larta është fjala la ilahe il-lallah, ndërsa më e ultë është largimi i pengesës nga rruga”. Ti a je prej atyre që largon të këqijat nga populli yt, pengesat e progresit dhe të përparimit? Apo ti je vetë pengesë për popullin tënd. Prej imanit qenka largimi i pengese nga rruga, dhe ky veprim u sjell njerëzve dobi, e mos të flasim për ndihmesat në prodhime, bujqësi , tregti me të cilat e kënaq Allahun dhe iu bënë dobi njerëzve.

Ti kërkues i diturisë e ke obligim që njerëzve t’iu ofrosh profesionalizëm. Ti o tregtar e ke obligim që ta përparosh vendin tënd në tregti. Ti o prodhues e ke për obligim që ta përparosh vendin tënd në prodhim. Ti o mësues, ti o prijës fetar e ke obligim që njerëzve tua mësosh fenë, obligimet e fesë, obligimet që kanë njerëzit ndaj Allahut.

Prej porosive të islamit është njeriu ta ruaj vendin e tij nga armiku, nga padrejtësia dhe tirania. I Dërguari i Allahut thotë: “ kush vritet duke mbrojtur familjen e tij është shehid ( dëshmor) . Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij ai është shehid. Kush vritet duke ruajtur nderin e tij ai është shehid”.
Këto janë porosit e fesë që të kontribuojmë në ndërtimin e vendit ton. Ti ruajmë vlerat tona, ta ndihmojmë njëri tjetrin.

Hoxhallarët dhe dijetarët myslimanë shqiptarë nisur nga këto porosi islame kanë dhënë një kontribut kolosal në ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. Edhe në formimin e shtetit, edhe në çlirimin e vendit kanë dhënë kontributin më të madh. Prej tyre ishin Haxhi Vehbi Dibra i cili firmosi aktin e pavarësisë. Po ashtu prej ulemave shqiptarë ishin edhe Mulla Isuf Kraja, Hoxhë Kadri Prishtina, Molla Idris Gjilani, Hafiz Ibrahim Dalliu. Pastaj dëshmorët e luftës së fundit nga hoxhallarët.

Nuk e teproj nëse them se hoxhallarët janë arteri kryesor i ruajtjes së vlerave fetare dhe kombëtare. Kanë qenë, janë dhe do të jenë. Sepse ata gjithmonë kanë kultivuar vetëm vepra të mira në popullin e tyre. Kanë kultivuar vetëm vlera të progresit të një shoqërie. Porosit e tyre gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë të frytshme dhe me plotë këshilla në përparimin e vendit dhe kultivimin e vlerave në popullin ton. Për neve obligim ndaj vendit nuk duhet të jetë vetëm përkujtim i një dite dhe fjalët nuk duhet të jen vetëm fraza dhe shprehje të thata. Por me vendosmëri të veprojmë në të mirën e popullit ton.

Nuk është vështirë të fitohet një gjë. Por, më e vështirë është të ruhet ajo dhe të përkujdesemi për të./rajonipress/

Hoxhë Shaban Murati
Imam në xhaminë “Dardania” Gjilan