Besim Ismaili: Të fitojmë për Intelektualët!
Gjilan – KF “Drita” e ka një mundësi të artë për të vazhduar drejt finales dhe për kurorëzim me një trofe në një sezon që nisem jo mirë. Ajo mundësi është Gjysmëfinalja ndaj Feronikelit për Kupën e Kosovës thotë Besim Ismaili.
Për bardhë e kaltërtit, alternativa e vetme është fitorja. Uroj që kjo ndeshje të bëhet sa më e bukur, lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë, duhet të jemi sa më të qetë tha zyrtari i KF. “Dritës” Besim Ismaili.
Në kampionat jemi mirë, sidomos me fitoren e fundit dhe lojën e treguar ndaj Fushë Kosovës. Javën e ardhshme do të marrim pikë të plota ndaj Hysit , ekip ky që është tërhequr nga garat, kjo na bënë të jemi me të qetë dhe të përkushtohemi për ndeshjen e radhës për Digital Kupën e Kosovës u shpreh nënkryetari i bordit të klubit futbollistik Drita, Besim Ismaili.
“Ta kurorëzojmë me fitore të thellë këtë ndeshje dhe t’u japim gëzim tifozëve tanë “Intelektualeve” që po na ndjekin në çdo hap, ditë e natë, të cilët na kanë mbështetur gjithnjë. KF. “Drita” është ekipi më i mirë i momentit, duhet ta pranojmë të gjithë, kemi në skuadër lojtarë të dalluar në superligen e Kosovës si Latifi, Zhdrella, Shabani, B.Shabani, Berbatovci, Ramushi, Limani”, etj.
Shpresoj të na percjellë fati dhe të shkojmë deri në fund, që ta sjellim trofeun që po i mungon për shumë vite qytetit të Gjilanit dhe të sigurojmë një vend më të mirë në kampionat tha Ismaili./rajonipress/


