UBT

Besim Arifi doktori i parë i Forenzikës, policia e Gjilanit krenare me punën e tij

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Besim Arifi në vitin 2012 regjistrohet në studimet doktorale pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe në vitin 2018 diplomon në këtë universitet duke mbrojtur me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës dhe merr titullim “doktor i shkencave juridike”. Polica e Kosovës në Drejtorin Rajonale në Gjilan krenohet me punën dhe përkushtimin profesional të Rreshter Besimit i cili është Doktori i parë në lëmin përkatëse në sektorin e hetimit të krimeve të rënda drejtimi “Forenzikës” në të cilin punon me zell dhe përkushtim.

Besim Arifi u lind 23.01.1974, në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan në vitin 1992. Pas përfundimit të Gjimnazit regjistrohet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, mirëpo si shumë të rinjë edhe Besimi për shkaqe dhe rrethana të njohura të kohës, u detyrua t`a ndërpres shkollimin.

Me fillim të luftës ai bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, inkuadrohet atëherë në Shërbimin Policor të Kosovës ku vazhdon edhe tash të punoj në Njësinë Rajonale të Hetimeve – sekortin e Forenzikës.

Uji Dea

Gjatë punës së tij në këtë njësi, ai ka kryer një numër të madh të trajnimeve brenda dhe jashtë shtetit si dhe në trajnimet e organizuar nga agjensionet dhe organizatat e mëdha siç janë: ICITAP, OSCE, KFOR, UNMIK etj. Përveç punës së përditshme profesionale Rreshter Besimi ka shkruar një libër “Këqyrja e vendit të ngjarjes”, që në të vërtet ka dhanë një ndihmë të pakontestueshme në aspektin profesional në lëmin e Forenzikës.
Në vitin 2005-2006, regjistrohet në fakultetin e kriminalistikës duke përfunduar atë me sukses dhe merr titullin “Baçelor i Arteve në Kriminalistikë”.

Në vitin 2009-2010 regjistrohet në programin master duke përfunduar me sukses të lartë dhe merr titullin “Masster i Arteve në studimin e shkencave të sigurisë”.
Në vitin 2012 regjistrohet në studimet doktorale pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe në vitin 2018 diplomon në këtë universitet duke mbrojtur me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës dhe merr titullim “doktor i shkencave juridike”. Polica e Kosovës në Drejtorin Rajonale në Gjilan krenohet me punën dhe përkushtimin profesional të Rreshter Besimit i cili është Doktori i parë në lëmin përkatëse në sektorin e hetimit të krimeve të rënda drejtimi “Forenzikës” në të cilin punon me zell dhe përkushtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.