KKVITI

Besart Berisha vazhdon me mrekulli në Australi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Besart Berisha padyshim që është sulmuesi më i mirë shqiptar në vitet e fundit.Sulmuesi prishtinas ka treguar edhe njëherë se gjënë që di ta bëjë më së miri është goli dhe këtë e ka bërë dy herë sot në ndeshjen mes Sydneyt dhe skuadrës së tij Melbourne Victory që fitoi 4-2.

Fillimisht Berisha shënoi në minutën e nëntë një gol fantastik nga rreth 20 metra, duke ‘çmendur’ tifozët në ndeshje dhe duke barazuar rezultatin në 1-1.

Golin e dytë në këtë takim Besarti e shënoi në fund të ndeshjes pas një depërtimi të mrekullueshëm në zonë dhe me një goditje të fortë mposhti portierin vendas.

Uji Dea

Me këta dy gola të shënuar, Berisha është në pozitën e parë të golashënuesve me pesë gola në përgjithësi, ndërsa skuadra e tij Melbourne Victory gjendet në pozitën e tretë me 10 pikë.

Berisha është padyshim sulmuesi që i duhet Kombëtares shqiptare për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pasi për një gjë të tillë ka thënë vetë Besarti që është i gatshëm.

Tani ‘topi’ kalon në anën e trajnerit italian të Kombëtares, Gianni De Biasi nëse do ta ftoj një ‘bomber’ si Besart Berisha apo do të vazhdoj të jetë pika më e dobët e Kombëtares faza e sulmit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.