United Hospital

Bernard Berisha optimist se mund të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Zvicrës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel.

Kosovës në grumbullim iu kanë bashkuar edhe Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, të cilët munguan në ndeshjen e parë, derisa në stërvitje ka munguar Vedat Muriqi, i cili është lënduar në pjesën e dytë kundër Izraelit dhe tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se do t’i humbasë dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese.

Atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë, teksa si zakonisht përkushtimi në stërvitje është maksimal. Në seancën e sotme përzgjedhësi Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar me lojtarët kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke ndërtuar kësisoj strategjinë e lojës për duelin me helvetikët.

Pas, stërvitjes opinionin e tij rreth paraqitjes kundër Izraelit dhe atë që pret për duelin e radhës në Bazel, Bernard Berisha ka thënë se fitorja kundër Izraelit do të ndikojë që edhe në duelin e radhës të tregojnë lojë të mirë dhe të marrin rezultat pozitiv.

ARKATANA

“Izraeli? Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë”, ka thënë fillimisht ai.

“Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që i kemi. Sot ka qenë stërvitja e parë pas lojës, ngase dje kemi bërë rigjenerim në hotel. Gjithçka po shkon mirë”.

“Duhet të vazhdojmë kështu, duhet të tregojmë disiplinë dhe të tregojmë se mundemi dhe nëse kem synime për të ardhmen duhet të jemi sa më të bashkuar. Në Zvicër do të jetë ndeshje pak më ndryshe sepse edhe stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë. Për ne duhet të jetë motivi edhe më i madh dhe të tregojmë karakter dhe të jemi sa më shumë të bashkuar për t’ia arritur qëllimeve që i kemi në të ardhmen”, ka shtuar më tej Berisha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.