Berisha vazhdon kontratën me Melburne Victory
Besart Berisha ka nënshkruar një kontratë të re me Melburne Victory edhe për dy vite të tjera.Sulmuesi 30-vjeçar mori vendimin të qëndrojë përsëri te kjo skuadër dhe në kampionatin australian ku luan prej vitit 2011. Marrëveshja e re zgjat deri në sezonin 2017-2018.
“Melburne Victory është një klub i madh dhe ndjehem i privilegjuar që jam pjesë një ekipi kaq të suksesshëm. Jam i kënaqur që do të jem me këtë skuadër edhe për dy sezone të tjera dhe do të jap më të mirën nga vetja, për të fituar më shumë trofe”, tha Besart Berisha për faqen zyrtare të ekipit.
Ish-sulmuesi i Kombëtares deri më tani ka shënuar 63 gola në 110 ndeshje të kampionatit, ku është shpallur dy herë kampion i Australisë.
Berisha konsiderohet si lojtari më i mirë që ka luajtur në 25 vitet e fundit në Australi. /Telegrafi/


