Berisha, shqiptari i parë që shënon gol në botë në 2015

Besart Berisha është shqiptari i parë që ka shënuar gol në botë në vitin 2015. Sulmuesi kosovar ka realizuar për skuadrën australiane, Melbourne Victory. Berisha shënoi nga penalltia në humbjen 1-2 nga Perth Glory.
Berisha ishte poashtu shqiptari i parë që kishte shënuar gol edhe në vitin 2014, madje ishte lojtari i parë në planet që kishte shënuar gol në vitin që lamë pas./Indeksonline/