UBT

Berisha shënon dhe ndëshkohet me të kuqin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Besart Berisha ka realizuar gol për Brisbane Roarin në ndeshjen ndaj Sydney (1:1). Por, sulmuesi kosovar në këtë takim u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Besart Berisha po vazhdon të shënon gola në elitën e futbollit australian. Sulmuesi kosovar ka shënuar gol për Brisbane Roarin në ndeshjen ndaj Sydney (1:1).

Prishtinasi në minutën e 23-të ka realizuar golin e epërsisë 1:0, derisa Sebastian Ryall barazoi rezultatin në minutën e 35-të.

FIDANISHTJA

Mirëpo, Berisha e përfundoi ndeshjen para kohe pasi ai u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari Peter O’Leary në minutën e 42-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një kundërshtari.

Brisbane vazhdon të udhëheq në renditja tabelore në A-League me 45 pikë të tubuara.