Mobi Casa

Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një seancë solemne me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në nisje të seancës kryeparlamentarja Topalli tha se sot nderohet një nga ngjarjet më historike të kombit tonë.

“Sot ne kemi menduar të organizojmë një ceremoni të vecantë për një ngjarje historike. Pas dy ditësh festohet 5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ngjarja më e madhe besoj pas pavarësisë së Shqipërisë që nga koha e Skëndërbeut”, tha ajo.

Sipas Topallit, “Ne kemi festuar me krenarinë tonë të ligjshme ëndrrën tonë. Gjëja e parë që të vjen në mend ishtë ajo se ishin shqiptarët e Kosovës ata që ideuan pavarësinë e Shqipërisë”.

Kryeparlamentarja u shpreh se në këtë ditë nderohet, edhe njeriu, vizionari i Pavarësisë së Kosovës që njihet ndryshe edhe si “gandi shqiptar” Ibrahim Rugova.

Eco Higjiena

“Ne kemi demonstruar në vite se jemi “një komb një qendrim, ne jemi shqiptarë, e kemi këtë status dhe e mbajmë me krenari të madhe kudo që të jemi”, shtoi ajo.

Gjatë fjalës së tij në seancën solemne të Kuvendit në kuadër të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha theksoi se liria e Kosovës është kryevepra më e madhe e shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme.

“Në histori ne kemi patur një komandant që për lirinë e tij hodhi në erë vetën dhe armiq. Por ne nuk kemi pasur një komandant si Adem Jashari që e ktheu Prekazin dhe shpëtinë e tij në kështjellë. Kombe që nxjerrin burra si Adem Jashari num mposhten kurrë”, tha Berisha.

Ai vlerësoi edhe kontributin e presidentit Ibrahim Rugova duke udhëzuar shqiptarët për pavarësinë e Kosovës. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.