Berisha nuk ndalet së shënuari
Besart Berisha nuk e ka ndërmend të ndalet së shënuari, tani goli ju është bërë shprehi sulmuesit shqiptar i cili luan te Melbourne Victory. Ai në ndeshjen kundër Perth Glory, ku skuadra e tij barazoi me rezultat 1 me 1 shënoi golin e parë në ndeshje.
Ishte minuta e 25’, ku pas një rrëzimi në zonë të vetë Berishës u akordua penallti për vendasit, edhe pse sipas pamjes sulmuesi shqiptar kishte simuluar.
Por kjo nuk vlejti asgjë pasi në gol e konkretizoi për mrekulli ylli i skuadrës që me këtë gol ka arritur shifrën e 8 golave në 12 paraqitje në këtë sezon./Indeksonline/


