Fundamenti

Berisha mund të kthehet në portën e Lazios

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Portieri kosovar, Etrit Berisha, mund të kthehet të dielën në portën e Lazios, kanë njoftuar të premten mediumet italiane.

Portieri i parë i Lazios, Federico Marchetti, ka munguar në dy ditët e fundit në stërvitje për shkak të një gripi dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit.

ARKATANA

Vendimi nëse do të luajë Marchetti do të merret të shtunën (sot), por sipas mediumeve italiane gjasat që Berisha të qëndrojë në portë janë të mira.

25-vjeçari është paraqitur mirë te Lazio. Edhe pse tregoi formë të mirë, Berisha në tri ndeshjet e fundit në Serie A qëndroi në stol.