Eko Higjiena

Berisha më i mirë se Marchetti, ja faktet

/ 2 minuta lexim
HW

Etrit Berisha deri më tani është treguar më i suksesshëm se portieri i parë i Lazios, Federico Marchetti.Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha po tregohet më i suksesshëm se numri një i Lazios, Federico Marchetti, i cili aktualisht është i lënduar.

Sipas “La Lazio Siamo Noi”, kur luan Berisha, skuadra arrin të shfaqet më mirë dhe këtë e thonë statistikat. Në 16 ndeshjet e luajtura nga Marchetti, Lacio ka një mesatare prej 1.13 pikësh për ndeshje me 22 gola të pësuar, që, sipas një mesatareje, përllogaritet në 1.38 të tillë për çdo takim.

Me portierin titullar të Piolit, Lacio është mundur tetë herë dhe ka 3 barazime e 5 fitore. Statistika që Berisha “i hedh në erë”. Gardiani kuqezi numëron 15 sfida me 2.2 pikë të siguruara për ndeshje, 17 gola të pësuar.

Uji Dea

Në total, me shqiptarin në portë, Lacio numëron 10 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Në vijim të analizës, “La Lazio Siamo Noi” shton se gafa e bërë në Firence e penalizon portierin shqiptar tek i cili klubi vazhdon të mos besojë plotësisht.

“Berisha jep maksimumin kur luan titullar si me Kombëtaren, ashtu edhe me Lacion. Ai dëshiron më shumë hapësira, pasi do të luajë edhe në EURO 2016 me Shqipërinë dhe po studion mundësinë e një largimi të mundshëm”, shton faqja e specializuar që e lidh të ardhmen e portierit prishtinas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.