Mobi Casa

Berisha kandidat për çmimin “Fairer Play”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Besart Berisha mbetet një nga lojtarët më të dashur në Australi ku prej disa sezonesh militon në radhët e Brisbane Roar. Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në listën e 5 të nominuarve për çmimin “Fairer Play”, pavarësisht dy kartonëve të kuq që ka marrë gjatë javëve të fundit për shkak të ndërhyrjeve të ashpra ndaj kundërshtarëve.

Sponsori zyrtar i kampionatit A-League, publikon 5 emrat e futbollisteve të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë për të ndihmuar tifozët. Në shpjegimin dhënë për Besart Berishën, atij i njihet kontributi që ka dhënë për të ndihmuar një të ri për të kaluar frikën e fluturimit me avion.

United Hospital

Berisha e ndihmoi të riun gjatë një udhëtimi rutinë në fillim të sezonit, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje, i ati i djalit telefonoi në selinë e Brisbane Roar për të falenderuar personalisht lojtarin për gjestin e tij.

Tifozët por edhe njerëzit e thjeshtë do të kenë disa ditë në dispozicion për të hedhur votën e tyre. Përveç Berishës, në listën e kandidaturave bëjnë pjesë edhe William Gallas i Perth Glory, Jerrad Tyson i Western Sydney, MIchael Theo i Brisbane Roar dhe Daniel McBreen i Central Coast Mariners.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.