ARKATANA

Berisha, hero te Lazio edhe në humbje

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ai shkëlqen edhe kur humbet Lazio. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili është i vetmi nga lojtarët e aktivizuar nga Edy Reja në ndehsjen e së mërkurës ndaj Genoas, që u shpëton kritikave të analistëve të medias në Itali.

Mjafton të shikosh vlerësimet e bëra nga këta të fundit në mediat e shkruara dhe ato online për të kuptuar se humbja e lacialëve nuk ka ardhur nga portieri kuqezi, i cili ka evituar një goleadë të turpshme. Berisha u rikthye titullar që javën e shkuar në përballjen ndaj Milanit, ku pësoi një gol aksidental pas gjuajtjes së Kakasë dhe devijimit të Konkosë, por edhe ndaj Xhenoas tregoi se po kalon një superformë. Thuajse të gjitha mediat e kanë vlerësuar me notë nga 6 deri në 6.5, por pa harruar se është i vetmi nga Lacio që ka marrë një vlerësim kaq të lartë, pasi pjesa tjetër nuk shkonin as deri te 5.5.

“Tregon instinktet e tij duke shpëtuar një rast me Motrën dhe më pas është në lartësinë e duhur edhe në rastet e tjera. I pafajshëm te goli i Gilardinos dhe i Fetzfatzidis. Është më i mirë te lacialët”, shkruan uebsajti afër klubit çelest, “lazionews24”.

Ndërsa “leggo.it” thekson se ishte pikërisht Berisha ai që i shmangu Lazios një humbje edhe më të thellë. “Nuk ka kohë për të vënë dorezat dhe menjëherë është në mbrojtje të rezultatit. Është aktiv thuajse në të gjitha aksionet te porta e tij”, thekson “tuttomercatoweb”, një tjetër uebsajt ky i specializuar në analizat mbi ndeshjet e kampionatit italian.

Fundamenti

Ndërsa “Il Messaggero” thekson se shqiptari e ka të pamundur të ndalë Gilan, por eviton që Lazio të turpërohet. Nuk mbetet pas edhe vlerësimi që i bën e përditshmja më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello sport”, sipas së cilës Lazio duhet t’i besojë më shumë këtij të fundit, pasi ndaj Xhenoas shpëtoi goleadën në të paktën tri raste të tjera.

Berisha erdhi te Lazio për të bërë këtë sezon zëvendësin e Marchetit, por deri tani ka luajtur në 10 ndeshje si titullar:

Bolonja-Lazio 0-0, Lazio-Inter 1-0, Genoa-Lacio 2-0, Lazio- Milan 1-1, Lazio-Sassuolo 3-2, Catania-Lazio 3-1, Lazio- Roma 0-0, Lazio-Juventus 1-1, Chievo-Lazio 0-2 dhe Udinese-Lazio 2-3, duke treguar se gëzon një formë të shkëlqyer.

VLERËSIMET TJERA PËR BERISHËN
Romatoday.it/ Berisha 6,5 – “Shqiptari rikthehet titullar dhe nuk na bën të ndiejmë keqardhje për Marchetin. Me shumë mundësi do jetë ai portieri i së ardhmes te Lazio”.
Gazzetta.it/ Berisha 6,5 – “Është një nga më të mirët e armatës së EdY Rejës. Duhet që LaZio t’i besojë këtij të fundit, pasi ndaj Xhenoas shpëtoi goleadën në të paktën tri raste të tjera”.