Berisha: Evropa na ka ndihmuar, në janar me skuadër të re
Bernard Berisha do të jetë largimi tjetër i Skënderbeut gjatë afatit kalimtar të janarit.Mesfushori e pranoi këtë pas takimit me Lokomotivën e Moskës gjatë një interviste për Supersport.
“Ka shumë skuadra që interesohen më shumë, por unë do të largohem me 99,9%. Gjithsesi unë nuk do të largohem, nëse nuk do të gjendet zëvendësuesi im”,sqaroi Berisha.
Futbollisti 24-vjeçar e cilësoi si tepër të vlefshme përvojën në kupat e Evropës këtë sezon, që ndikoi në rritjen e nivelit të tij.
“Të them të drejtën në pjesën e parë u paraqitëm mirë, ndërsa në të dytën kundërshtari nuk na la hapësira”.
“Megjithatë pjesëmarrja në Evropë na ka zhvilluar shumë si lojtarë. Kemi rritur nivelin e lojës me këtë përvojë. Unë do të vazhdoj të përmirësohem akoma më shumë”, deklaroi reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/


