Eko Higjiena

Berisha, dy gola në fitoren e Melbournet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Besart Berisha e ka demonstruar se përse Melbourne Victory ishte aq i vendosur ta transferonte nga Brisbane Roar. Dhe, klubi australian nuk gaboi, pasi sulmuesi kosovar po e shpaguan besimin e dhënë.

Prishtinasi ka realizuar dy gola mbrëmë në pjesën e parë, në miqësoren parasezonale ndaj Perth Glory, e cila u zhvillua në AAMI Park.

Mobi Casa

Gui Finkler e hapi serinë e golave në minutën e 35-të, ndërsa Berisha e kompletoi fitoren 3:0 falë dygolëshit të realizuar në pjesën e dytë.

Victory do të luajë në të tetën e finales së FFA Cup kundër Tuggeranong United në Canberra të martën e ardhshme, ndërsa do ta zhvillojë miqësoren e fundit para-sezonale ndaj Sydney FC në Hobart më 28 shtator.