RCCOLA

Berat Buzhala sulmon këngëtaret ‘cullak’

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, shquhet për “gjithëdijenin” e tij. Ai ka opinion për gjithçka. Bile javë më parë, kur shiu nuk ndalonte edhe pse ishim futur në stinën e verës, ai nuk la pa komentuar edhe atë.

Por ajo çfarë po i pengon Buzhalës, kësaj here ka të bëjë me këngëtaret dhe shijen e publikut për to.

Ai shprehet i habitur se si sot paskan më shumë famë (klikime në Youtube, sepse sot kjo është njësia matëse e suksesit në estradë), disa këngëtare që përveq trupit të tyre, nuk na tregojnë ndonjë cilësi tjetër, se sa “bilbilat” e Kosovës.

UBT

“Si është e mundur që me u bo bashkë Nexhmije Pagarusha, Nazmije Hoxha, Shpresa Berisha e Gashi, e çka po di une kush tjetër, me pas perbuzesisht shumë më pak klikime në youtube se sa lloj lloj cope e mishit të gjallë”, shkruan Buzhala në rrjetin social Facebook, duke shtuar se një gjendje e tillë nuk thotë shumë për këngetaret e sipër përmendura, sa thotë shumë për ne.

Ai me këtë ka zbuluar edhe arsyen se pse Universiteti i Prishtinës nuk është kërkah, i cili së fundi u rendit 1.000 vente më poshtë në ranglistën e cilësisë botërore.

“Jo me ra 1000 vende universiteti, por me keto shije dhe me këto standarde kriminale qe po kultivohen dhe promovohen shume shpejt ky universitet dhe te tjerat qe operojne ketu tek ne as qe do te gjenden ne mesin e atyre institucioneve te dijes per te cilat behen hulumtime”, vlerëson Buzhala. /reporteri/