Mobi Casa

Beqiri njofton Komisioneren e Lartë për Pakica me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri në zyret e këtij institucioni priti mbrëmjen e së enjtes Komisioneren e Lartë për Pakica Kombëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Astrid Thors.

Gjatë takimit në fjalë, kryetari Beqiri e njoftoj Komisioneren e lartë për nivelin ulët të respektimit të të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, si dhe mosgatishmërinë e administratës shtetërore për t’i aplikuar ligjet vendore dhe konventat ndërkombëtare.

Në mes tjerash theksoi edhe problemin e vazhdueshëm të shkaktuar nga organet e MPB-së lidhur me vendbanimet, duke thënë se “qytetarëve me përkatësi kombëtare shqiptare po ju fshihet emri nga regjistri i personave me vendbanim të përhershëm dhe ata po kthehen në të huaj pa leje qëndrim, duke pasur pasoja të rënda e të vazhdueshme si për personat të cilët pësojnë ashtu edhe për bashkësinë shqiptare në tërësi”, transmeton Titulli kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Uji Dea

Ndërsa, në anën tjetër Komisonerja e lartë nënvizoj “rëndësinë e organizimit demokratik dhe institucional të bashkësisë shqiptare, si e vetmja rrugë për adresimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të ngritura pranë institucioneve relevante vendore e ndërkombëtare”.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për hapat konkret në drejtim të realizimit të projektit lidhur me fillimin e ndërtimit të objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.

Gjithsesi, kryetari Beqiri e falënderoj Komisioneren e lartë për angazhimin e treguar ndaj bashkësisë shqiptare duke u shprehur që i njëjti bashkëpunim konstruktiv të vazhdoj tutje./Titulli.com/