ARKATANA

Beqiri: Do ta lëshojmë seancën sa herë që është e nevojshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, e ka kundërshtuar të hënën idenë e krijimit të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.

Beqiri në një intervistë për “Epokën e re” theksoi se një asociacion i tillë është i panevojshëm.

“Absolutisht nuk e shohim të nevojshëm themelimin e asociacionit të komunave serbe në veri, prandaj edhe jemi kundër këtij asociacioni. Nuk shohim arsye të jetë një asociacion i veçantë për komunitetin serb në Kosovë”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka vlerësuar se komuniteti serb në Kosovë gëzon të drejta si asnjë komunitet tjetër në gjithë Evropën.

“Nëse në Evropë dikush është i diskriminuar në kuptimin pozitiv padyshim se ky është komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Kjo është shumë e qartë, sepse diskriminim më pozitiv nuk ka askund, prandaj kjo është e tepërt”, ka theksuar ai.

Uji Dea

Beqiri ka thënë se pala kosovare nuk duhet ngutur për zgjidhjen e veriut, vetëm për t’i bërë argat Serbisë për anëtarësim në BE.

“Nuk e shohim të arsyeshme të ketë një nguti dhe të dëmtohet vendi ynë për shkak të nevojës së Serbisë për t’i rregulluar letrat për ta marrë dritën jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Beqiri.

Ai ka paralajmëruar se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i lëshoj seancat e Kuvendit të Kosovës sa herë që mendon se është e nevojshme dhe në të mirë të vendit. “Prandaj çdo lëshim i seancës është një mesazh i angazhimit tonë kundër emërimeve partiake e politike. LDK-ja do ta lëshojë seancën e Kuvendit të Kosovës sa herë që mendon se është e nevojshme dhe është në të mirën e vendit tonë”, është shprehur ai.

Beqiri ka thënë se LDK-ja është duke e luajtur rolin e saj dhe është shumë aktive edhe në Kuvend të Kosovës, por edhe jashtë tij.

“Nuk ka ndërruar qasja jonë. Edhe tash jemi aktivë edhe si parti, edhe si Grup Parlamentar në Kuvend të Republikës së Kosovës. Po ashtu, jemi shumë aktivë edhe me konferenca të ekspertëve, edhe me kumtesa, por edhe me debate parlamentare”, ka thënë ndër të tjera, Beqiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.