Beqiraj shënon golin e dytë në Kinë
Fatos Beqiraj ka realizuar golin e tij të dytë në futbollin kinez. Fatosi shënoi gol në humbjen 3:2 që skuadra e tij, Changchun Yatai, e pësoi nga Guangzhou.
Fatos Beqiraj u shënua në listën e realizatorëve në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në Kinë, Changchun Yatai.
Ish-sulmuesi i Dinamo Zagrebit realizoi golin e tij të dytë me Changchunin në humbjen 3:2 të pësuar nga Guangzhou.
Futbollisti pejan realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 34-të duke ngritur epërsinë në 2:0, mirëpo mysafirët arritën të riktheheshin për të shënuar tre gola dhe për ta fituar sfidën.
Kjo ishte paraqitja e gjashtë e Fatosit në Kinë që prej tranferimit të tij nga Dinamo Zagrebi këtë vit.