FITORJA

Beqaj: Bizneset kontribuesit më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj ka vlerësuar sot lartë kontributin që bizneset e vendit i japin zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Duke folur në takimin me përfaqësuesit e bizneseve tatimpagues më të mëdhenj të vendit të organizuar nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe në të cilin ka marr pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që biznesi privat ka në sigurimin e të ardhurave për buxhetin e Kosovës dhe se gjatë viteve të kaluara, sektori privat ka dhënë një kontribut të madh në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Ministri i Financave Besim Beqaj tha se në një ekonomi të tregut, roli i Qeverisë është i kufizuar në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve specifike me interes publik, ndërsa është sektori privat ai që bart barrën e rritjes ekonomike dhe punësimit.
“Kjo nuk dallon aspak kur flasim për vendin tonë. Gjatë viteve të kaluara, Qeveria ka vazhduar me punën e vet, duke u fokusuar në reformat ekonomike e fiskale dhe në investimet në infrastrukturë, me synimin që të krijojmë një ambient sa më të mirë për bizneset ekzistuese si dhe për investitorët potencial”, tha ai.

Sipas Beqajt, si rrjedhojë e këtyre reformave, Kosova ka qenë një ndër top-reformatorët në botë dhe tani, sipas raportit të Bankës Botërore për bërjen e biznesit, Kosova qëndron edhe më mirë se disa nga vendet regjionale për sa i përket ambientit të të bërit biznes. “ Këtu më lejoni të them se një kontribut të çmuar për sa i përket reformave ekonomike e fiskale kanë dhënë edhe partnerët tanë zhvillimor, me theks të veçantë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes asistencës së tyre me projektet e USAID-it”, tha ministri Beqaj.

Uji Dea

Ai theksoi se gjatë viteve të kaluara, si Dogana, ashtu edhe ATK-ja kanë pasur rritje të vazhdueshme të të hyrave dhe kjo është një sinjal i ecurive pozitive në sektorin privat. “ Përderisa të hyrat buxhetore janë shumë të rëndësishme, ngase ato i mundësojnë Qeverisë të financoj prioritetet e saja, ne në të njëjtën kohë do të jemi të gatshëm për të shqyrtuar çdo ndryshim të mundshëm, që do të ishte në dobi të rritjes dhe zhvillimit të sektorit privat. Këtu do të përmendja vendimin nga viti i kaluar të Qeverisë për të liruar nga TVSH-ja prodhuesit e të gjitha produkteve primare bujqësore”.

Me qëllim të bashkëpunimit sa më të suksesshëm në mes të Doganës, ATK-së dhe përfaqësuesve të biznesit është themeluar Këshilli Konsultativi cili ka për synim të shtojë komunikimin mes dy agjencive tatim mbledhëse dhe tatim paguesve, respektivisht bizneseve, dhe rrjedhimisht, të mundësoj adresimin sa më të shpejtë dhe efektiv të të gjitha brengave që mund të ketë njëra apo pala tjetër, tha ministri Beqaj.

Kurse, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson nga ana e saj në këtë takim ofroi përkrahjen për Ministrinë e Financave, Doganën, Administratën Tatimore dhe bizneset.

Në takim drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna dhe drejtori i Administratës Tatimore, Behxhet Haliti nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes së cilës do të mundësohet një bashkërendim dhe integrim i aktiviteteve të njësisë së Hetimeve Tatimore e cila aktualisht funksion në kuadër të ATK-së dhe Sektorit të Hetuesisë që funksionon brenda Doganave”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.