United Hospital

Beniada: Është dikush në jetën time por nuk kam akoma një propozim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Beniada Nishani ka konfirmuar se prej disa kohësh është në një lidhje dashurie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Beniada foli hapur për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se ndihet në një fazë shumë të mirë personale. Pa dhënë detaje konkrete për partnerin, ajo tregoi se bëhet fjalë për një burrë italian, me të cilin njihet prej vitesh.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare,” u shpreh modelja, duke sqaruar arsyen pse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut.

Mobi Casa

Beniada shtoi se partneri i saj është i huaj dhe se gjithçka mes tyre ka ardhur natyrshëm, pas një miqësie të gjatë. “Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë periudhë pa presion.

Ajo theksoi gjithashtu se i përket një mentaliteti tradicional: “Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin… sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi.”

Deklarata e saj është pritur me interes nga publiku, i cili prej kohësh ka ndjekur me kuriozitet jetën personale të modeles.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.