RCCOLA

Bekteshi, i dyti në përzgjedhjen për “Sportist të vitit” në Ludwigsburg

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Bekteshi gjatë sezonit të kaluar ka luajtur për përfaqësuesen gjermane U20 dhe ka ndihmuar atë që të kualifikohet për Kampionatin Evropian.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Besnik Bekteshi, i cili luan në bundesligën gjermane është zgjedhur në vendin e dytë të radhitjes për sportistë të vitit në qytetin Ludwigsburg. Solemniteti është mbajtur të premten që shkoi dhe në përzgjedhje mbizotëruan basketbollistët.

Bekteshi gjatë sezonit të kaluar ka luajtur për përfaqësuesen gjermane U20. Ai gjatë verës së kaluar me lojën e tij të dalluar ka ndihmuar përfaqësuesen gjermane që të kualifikohet për Kampionatin Evropian që është mbajtur në Slloveni.

Uji Dea

Kosovari, në stinorin e kaluar skuadrën e tij NBBL të akademisë së basketbollit e ka ngritur për të tretën herë në nivel të play-off-it.

Me atë rast ai është zgjedhur për të dytën herë radhazi “Defensive Player of the Year” (lojtari defensiv i vitit) ndërsa me kombëtaren U20 ka zënë vendin e pestë, historik, në Kampionatin Evropian. Po ashtu Besnik Bekteshi në viti 2010 qe zgjedhur sportist i vitit në Ludwigsburg.(albinfo)