Bekim, të mëdhenjtë janë afër teje

Paraqitja fantastike e Bekim Balajt në ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi ndaj Portugalisë ka bërë që agjentë të ndryshëm nga Evropa të ndjekin sulmuesin shqiptar, Bekim Balaj.
Mediat çeke raportojnë se agjentë të njohur evropian janë parë sot në Çeki për të shikuar ndeshjen që skuadra e Bekim Balajt, Slavia Prague e zhvillon ndaj Brno. Skuadra të njohura italiane, portugeze, angleze e gjermane thuhet se janë të interesuara për Balajn.
Balaj e ka filluar ndeshjen nga banja rezervë për shkak të lodhjes më kombëtaren, mirpo pritet inkuadrimi i tij në pjesën e dytë për të shfaqur talentin që ka./Indeksonline/