Bekim Balaj i thotë lamtumirë Kombëtares Shqiptare
Sulmuesi Bekim Balaj, ka vendosur që të tërhiqet nga Kombëtarja Shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur FSHF-ja, përmes Facebook-ut ku falënderoi sulmuesin shkodran për kontributin e tij 10-vjeçar.
Balaj, ka bërë 48 paraqitje me “kuqezinjtë” ku ka shënuar 9 gola, mes tyre ai goli që mposhti Portugalinë në kualifikueset e “Euro-s 2016”./IndeksOnline/