“Bëhu e dashura ime, ose të thera”, vajza tregon në polici rrëmbimin nga një djalë

Berat -“Të bëhesh e imja, ndryshe të thera me thikë në fyt”, kështu ka rrefyer në policinë e Beratit, një vajzë 18-vjeçare e cila pretendon se një 24-vjeçar e ka kërcënuar me jetë.
Policia konfirmoi per News24 se Kanaçi prej 5 orësh ka mbajtur në makinën e tij një vajzë, të cilën e ka kërcënuar me thikë se do e vriste.
“Më kërcënoi me jetë, nëse nuk bëhesha e dashura e tij, do të më vriste”, u shpreh vajza 18-vjeçare E. Xherimeja në polici. Ajo rrëfen se i riu e ka marrë më forcë në makinë dhe ka shpëtuar vetëm në momentin që ka parë një makinë policie që patrullonte në rrugë, nga të cilët kërkoi ndihmë.
Por kundrejt deklaratës së vajzës, vjen pretendimi i të riut, Kanaçi.
“Cfarë rrëmbimi, ajo është e dashura ime, nuk e ka marrë njeri me forcë. Nuk është hera e parë që ajo vjen në makinën time”, tha 24-vjeçari në polici.
Policia ka arrestuar ndërkaq 24-vjeçarin dhe ka nisur hetimin për qartësimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.(BW)