Ndalohet vetura që po hynte ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia heton rastin
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa lokale në të cilën ndodheshin ngasësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë, pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa rasti është cilësuar si kalim ilegal i kufirit./rajonipress/