Mobi Casa

Behrami tregon kush do të shpallet kampion i Italisë këtë sezon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëntë javët e para të Serie A kanë treguar se këtë sezon kampionati do të jetë mjaft i luftuar pasi asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të shkëputet. Inter, Milan dhe Juventus ndahen me vetëm dy pikë në klasifikim, pa lënë mënjanë edhe Napolin që është kampioni në fuqi. Megjithatë, për një njohës të mirë të Serie A si Valon Behrami, ky sezon nuk do të prodhojë shumë surpriza dhe në fund do të fitojë Interi që konsiderohet favorite në start.

“Inzaghi është në krye të skuadrës më të kompletuar në Itali, këtë sezon Inter është edhe më i sigurt në fushë për shkak të rrugëtimit të vitit të kaluar në Champions League. po ashtu zikaltërit kanë edhe dëshirën e madhe për t’u rikthyer te titulli pas atij kampionati që e shpërdoruan para dy vitesh dhe që u fitua nga Milan.

Fundamenti

Për mua do të ishte një surprizë nëse Inter nuk e fiton Serie A. Pas Inter shoh Napolin dhe Milan, dhe disi më poshtë Juventus. Napolit i mungon një “shofer”, secili teknik ka cilësitë e tij, me siguri që Garcia ka shumë, por Spalletti kishte më shumë kontroll të grupit.

Nga ana tjetër, Milan duhet të bëjë bashkë shumë element të rinj të ardhur në merkato dhe iu duhet kohë”, u shpreh Behrami që Serinë A e njeh mirë pasi në të kaluarën është aktivizuar me Genoan, Veronën, Lazion, Fiorentina, Napoli dhe Udinese.