Behrami: Shpirtin luftarak e kam nga Kosova
Bazel – Mesfushori kosovar, Valon Behrami, karakterizohet për vullnetin e madh dhe për shpirtin luftarak në fushë. Reprezentuesi i Zvicrës thotë se këto dy veçori që e dallojnë i ka nga prejardhja e tij, nga Kosova.
“Dëshira ime dhe shpirti luftarak mund të shpjegohen me prejardhjen time që e kam nga Kosova. Dita kur më nuk vrapoj, nuk luftoj, do të jetë dita kur do të harroj prejardhjen time. Dhe këtë nuk e dua”, ka thënë Behrami, në një intervistë të publikuar të hënën te “Tages Anzeiger”.
Behrami është pjesë kyç e Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, ndërsa veçanërisht njihet për lojën e tij defensive. Mirëpo 29-vjeçari insiston se ai ka edhe kualitete futbollistike.(“Koha Ditore”)