HW

Behrami: Nuk ka klane te Zvicra

/ 1 minutë lexim
HW

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është shprehur se “shqiptarët e Zvicrës” nuk kanë asnjë klan në kombëtare, dhe mundohen të japin maksimumin për këtë fanellë.

Futbollistët shqiptarë kohëve të fundit janë akuzuar nga mediat në Zvicër se kanë përçarë kombëtaren e Zvicrës, duke krijuar klanin e tyre të shqiptarëve, transmeton Koha.net.

“Nuk ka asnjë klan të organizuar, atmosfera është e mirë. Është e thjeshtë, edhe ekipi është si jeta e përditshme, ndonjëherë mund të kaloni pesë orë duke biseduar me një person, kurse me një tjetër vetëm pesë minuta”.

HW

“Kur Ziegler ishte pjesë e kombëtares, gjithmonë kam ndarë dhomën me të, pasi kalonim shumë mirë me njëri tjetrin. Këto biseda për origjinën më kanë lodhur, pasi vazhdojnë të përsëriten gjithnjë”, është shprehur Behrami në një intervistë për Tribuna de Geneve.

Behrami është shprehur se Zvicra do të jetë homogjene në Evropian dhe do të bëjnë një paraqitje të denjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.