ARKATANA

Behrami mund të mungojë kundër Catanias

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori Valon Behrami ka pak gjasa të luajë për Napolin në mesjavë në ndeshjen kundër Catanias. Ai pritet t’i mungojë Napolit për sfidën e së mërkurës për shkak të gripit, njoftojnë mediumet italiane të hënën. “Behrami nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së hënës.

“Ai do të ketë një kontroll të martën”, shkruan tuttomercatoweb.com”.

Eco Higjiena

Behrami 28-vjeçar këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.