Mobi Casa

Behrami: Jeta ime luksoze dhe pasioni i madh për makinat

/ 4 minuta lexim

E bukur dhe shumë e ekuilibruar. Ky është portreti i vërtetë i Elena Bonzannit, bashkëshortes së futbollistit të njohur kosovar, Valon Behrami. Janë njohur me Behranin shumë vite më parë në Milano, në një mbrëmje me miqtë e tyre. “E mbaj mend shumë mirë, ishte një nga ditët më të mira për mua, tamam një goditje rrufeje. Nuk ishim në gjendje asnjëri t’i kërkonim tjetrit numrin e telefonit. Ndërrimin e numrave e kemi bërë përmes një miku të përbashkët”, thekson Elena mbi njohjen me Valonin.

Po pastaj çfarë ndodhi?

Ne u takuam përsëri pas një viti dhe kështu filluam të njihemi më shumë e pas një kohe vendësëm të jetojmë së bashku në Romë. Gjatë qëndrimit në Angli unë ngela shtatzënë me Sofien.

Çfarë kujtimesh keni nga Anglia?

Më ka ndihmuar shumë të rritem dhe piqem, madje një përvojë e mirë edhe për Valonin në futboll, pasi jeta atje ndryshonte shumë nga Italia. Atje gjithmonë kemi qenë nën stress. Në momentin që mësuam se do të kthehemi në Itali, kam qenë shumë e lumtur.

Na zbulo pak si e ke fituar zemrën e tij?

Është një person shumë i bukur, vërtet shumë i lidhur me familjen. Një njeri me shumë vlera

Çfarë ju bëri të bini në dashuri me të?

Ai më bën të ndihem gjallë, një dashuri pa interes, por e vërtetë.

Ju keni një vajzë, Sofien, si qëndron ai në rolin e babait?

Është i dashuruar marrëzisht ndaj vajzës së tij, por në të njëjtën kohë di të bëhet edhe shumë i ashpër kur është e nevojshme, na mungon shumë vajza për shkak të obligimeve të karrierës, por ndodh që e lëmë me kujdestaren dhe ikim bashkë të darkojmë në ndonjë vend jashtë që të ndihemi akoma më shumë të dashuruar.

Ne folëm vetëm për cilësitë e tij, por nuk na tregove ndonjë mangësi…

(Qesh) Unë i kam vënë atij pseudonimin “tenxhere e fasules”, se bëhet nervoz shpesh si uji kur vlon…Bej shaka, por ndonjëherë di të bëhet i padurueshëm dhe i pakënaqur për shkak të stresit në futboll.

Në shtëpi kush gatuan?

Unë gjithmonë, sepse këtë e ka pikë të dobët.

Gjella e tij e preferuar?

Mishi.

Behrami: Pasioni im, makinat luksoze

Mobi Casa

“Kur moti është i mirë, unë dhe Elena bashkë me Sofien dalim dhe luajmë, derisa lodhemi. Prandaj mbrëmja duhet të jetë më e qetë për ne, edhe pse Sofia ka energji të pashtershme! Ne ndjekim gjithmonë ritmin e vajzës sonë. Gjumin, ushqimin, lojërat. Jeta ime është shumë e zakonshme”, thekson Behrami.

Si ndihesh kur fiton kaq shumë para?

Kjo më bën shumë të lumtur. Por gjithësesi është edhe gazmore. Kam parasysh se tash fitoj dhjetë herë më shumë se ç’fitoja më parë në tri vite. Porgjithashtu shpenzoj dhjetë herë më shumë.

Atëherë nuk kurseni gjë?

Paraja ikën shumë shpejtë. Unë kam një “penthouse” (apartament që përfshin një kat ndërtese) në Londër, një banesë në Romë, një shtëpi në Lugano dhe një shtëpi në Kosovë. Karriera e futbollistit është e shkurtër. Prandaj më duhet që paratë e mia t’i investoj.

Dhe për çfarë i shpenzon më shumë paratë?

Për vetura (qesh)

Sa vetura ke?

Katër. Një “Ferrari”, një “Porsche”, një “Range Rover”, të gjitha të bardha, dhe nj “BMË” të zezë.

I ke vënë syrin ndonjë tjetër veture?

Tani për tani boll me veturat. Por unë them kështu çdo vit. E pastaj blej prapë një tjetër.

E çfarë të pëlqen përveç futbollit, familjes dhe veturave?

Më pëlqen shumë “Playstation”. E kam një në veturë. Nganjëherë veturën e nget Elena, kështu që unë luaj Playstation.

Kur ishe për herë të fundit me pushime?

Nëse kam ditë të lira, atëherë shkoj me Elenën dhe Sofinë në ndonjë qytet me diell. Hetën e dundit isha në Dubai. Dhe kështu, natyrisht, shpenzoj shumë.

E çfarë mendimi ke për historitë e futbollistëve me skandale femrash?

Të them të drejtën, nuk u kushtoj vëmendje, por futbollistët janë në qendër të vëmendjes! Këto u ndodhin edhe të tjerëve. Secili bën çfarë do vetë. Lojtarët duhet t’u kërkojnë falje grave të tyre. /panorama plus/